Instalimi dhe konfigurimi i LAMP ne Ubuntu - My files - hacker tools - albanian-hacker

Friday, 03.31.2017, 3:28 AM
Welcome Guest | RSS
Albanian Hackers Group
Main
Sign Up
Login
Site menu

Seksioni kategoris
My files [147]

Bookmark website

Sondazhi Yne
Votoni webin
Total of answers: 802

Statistika

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

Main » Files » My files

Instalimi dhe konfigurimi i LAMP ne Ubuntu
05.26.2012, 1:55 AM

Instalimi dhe konfigurimi i LAMP ne Ubuntu

Ja dhe nje mundesi per web zhvilluesit per te ngritur nje server shtepiak, per ti provuar skriptet e tyre, kodet e ndryshme etj…

Thjesht edhe nje arsye plus per te imigruar nga windows ne Linux :)

Cfar eshte LAMP?

LAMP eshte shkurtese prej Linux – Apache – Mysql – PHP

Per te instaluar gjith kete do te duhet te kryejm disa veprime.

Pik se pari hapim "Terminal” dhe fillojm ti instalojm keto pakete.

- apache2

- php5-mysql

- libeapache2-mod-php5

- mysql-server

Qe mos ti instaloni secilen prej ketyre ne vecanti dhe nje nga nje, ne "Terminal” me nje komand mund ti instalojme te gjitha pernjeher.

Shtypni ne terminal si me posht:

sudo apt-get install apache2 php5-mysql libapache2-mod-php5 mysql-server

Pasi qe ti instalojme keto pakete me larte, hapi i radhes eshte konfigurimi, ose perndryshe futja e fjalekalimeve per root perdoruesin ne MYSQL, bazen e te dhenave.

Dmth username i MYSQL eshte root, dhe tani ju duhet te vendosni fjalekalim per ate user "root".

Kete mund te kryejm duke shtypur kete komand:

mysqladmin -u root password passwordiJuaj

Pasi te kryeni kete veprim, mund te ndodh qe te shfaqet error, kjo ndodh pasi qe baza ne momentin eshte aktive. Per te rregulluar problemin me fjalekalimin do duhet te vendosni me metoden e restartimit te MYSQL-se, kjo metode perfshin disa veprime, shkojme:

1. Stopim te MYSQL-se

sudo /etc/init.d/mysql stop

2. Startim te MYSQL konfigurimit

sudo mysqld –skip-grant-tables &

3. Kycje ne MYSQL

mysql -u root mysql

4. Futja e fjalekalimit(password), kete passwordiJuaj ndryshone me passin qe doni te vendosni:

UPDATE user SET Password=PASSWORD(‘passwordiJuaj’) WHERE User=’root’;FLUSH PRIVILEGES; exit;

Dhe pasi te kryeni te gjith keto gjera me sukses, duhet te keni futur fjalekalim per te njejten.

Note: Keto veprime i kryeni vetem atehere kur te ju shfaqet error gjat vendosjes se passit si me lart:

e kam fjalen per kete veprim:

mysqladmin -u root password passwordiJuaj

Vazhdojme tani pasi te kemi vendosur fjalekalim(password) MYSQl-se per userin root, duhet te resetoni Apache dhe MYSQL.

Restartimi i Apache

sudo /etc/init.d/apache2 restart

Restartimi i MYSQL-se

sudo /etc/init.d/mysql restart

Ne te ardhemn kete pjesen "restart” mund te zevendesoni edhe me "start” ose "stop” (ne varshmeri prej nevojes tuaj).

Follderi kryesore qe do gjenden filet e faqes, eshte /var/www , ne kete lokacion duhet te keni nje file, ose thjesht nje index.html.

Per tu siguruar se gjith procesi eshte kryer me sukses, e hapni nje tab dhe shkruani:

http://localhost/nese eshte ne rregull duhet te shfaqet nje tekst ne te cilen shkruan:

It works!"

Image

Qe do te thot se deri ketu te gjitha veprimet i kemi kryer me sukses.

Beni nje test per PHP tek /var/www ku ndodhet dhe file index.html, krijone nje file tjeter dhe emerojephpinfo.php dhe pastaj hape me tekst editor dhe vendosni kete kod:

 

Rruaje dmth si phpinfo.php dhe tek adres bar, shkruani http://localhost/phpinfo.php ne ekranin tuaj duhet te shfaqet nje tabel e mbushur me informacione.

Ja si duhet te duket:

Image

Nese ju shfaqe si ne foto me lart atehere kjo eshte nje shenje se PHP eshte ne rregull dhe mundeni te vazhdoni me tej.

Tani eshte nje pjese shum me rendesi, sepse Owner i follderit /var/ww/ eshte "root” (qe dmth duhet patjeter te jeni te kycur si root per te mundur te shtoni, ndryshoni ose fshini ndonje file), ju duhet qe te ndryshoni owner-in ose thjesht te vendosni Owner te jet useri juaj, dhe e gjith kjo per te pasur qasje totale, kete mund te beni me kete komande ne terminal:

sudo chown -R userijuaj /var/www

Dmth ne vend tek "userijuaj” ju vendosni userin tuaj psh. (sudo chown -R boom3rang /var/www)

Na ka mbetur edhe hapi i fundit, ajo eshte phpMyAdmin, pik se pari shkarkojeni phpMyAdmin prej faqes oficiale:

http://www.phpmyadmin.net/home_page/index.php

Pasi te shkarkoni duhet te keni nje follder "phpmyadmin” , pasi te fitoni kete follder, duhet te vendosni tek lokacioni i faqes /var/www (ne te njejtin follder me index.html).

Me pas instalojeni phpMyAdmin, ne terminal shtypni kete komand:

sudo apt-get install phpmyadmin

Pasi te kryeni kete, ne browserin tuaj tek adress bar shtypni http://localhost/phpmyadmin dhe do ju duhet te shfaqet faqja e phpmyadmin per tu kycur ne te njejten, nese eshte keshtu atehere me kete dhe mbaron, gjith procesi i instalimit dhe konfigurimit.

Kujdes: Nese nuk keni njohuri se cfar eshte Apache, Mysql, PHp etj, ju kisha keshilluar pik se pari te filloni te lexoni me shum per keto gjera, sepse po bet nje gabim atehere mund te ndodh qe gjith kjo procedur te perseritet prej fillimi.

Ja per fund nje screenshot nga joomla qe instalova ne ubuntu.

Category: My files | Added by: albanian-hacker
Views: 190 | Downloads: 0 | Comments: 1 | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]
Kerko

Share Website

Upload your files

VIDEO


Copyright ALBANIAN-HACKER © 2017
Free web hostinguCoz