Thursday, 04.18.2024, 8:53 PM
Welcome Guest | RSS
Albanian Hackers Group
Main
Sign Up
Login
Site menu

Seksioni kategoris
My files [147]

Bookmark website

Sondazhi Yne
Votoni webin
Total of answers: 833

Statistika

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

Main » Files » My files

Zgjidhja e problemeve te rrjetes (Gjerat elementare)
05.26.2012, 2:24 AM
Besoj qe cdo njeri qe perdor kompjuter mund te kete probleme me rrjete, ku munde te jene probleme te thjeshta probleme elementare apo mund te jene probleme serioze apo te komplikuara.

Ketu do te sqarojme gjerat me elementare qe te bejne troubleshooting dhe te mundohen te zgjedhin problemin para se te lajmerojne personin pergjegjes per rrjete (Network Assistant, Network/System Administrator, ISP, … )

Ne Foton me poshte eshte Topologjia e rrjetes qe do ta perdorim per sqarimin e ketij mesimi, Kemi nje rrjete private ku perdoret ky subnet 192.168.1.0/24 (IP nga 192.168.1.1 deri 192.168.1.254 dhe subnetMask 255.255.255.0)
Klientat i kane IP-jat 192.168.1.2-192.168.1.254 ndersa Routeri(defaultGateway) 192.168.1.1

Imazh

Komandat qe do perdorim (sqarim):
Ping (shikojme se a shihet nje paisje e rrjetes ne rrjete)
Ipconfig /all (tregon TCP/IP konfiguracionin)
Ipconfig /flushdns (e pastron DNS cashe-in)
Ipconfig /release (e lshon IP-ne te cilen e ka marr nga DHCP)
Ipconfig /renew (kerkon IP te re nga DHCP)

Po supozojme se kompjuteri me IP-n 192.168.1.6 ka problem per qasje ne internet. (IP-n e shikojme duke ekzekutuar komanden ipconfig
Imazh

1. Hapi i pare eshte qe te shikoni se a e keni kabllen e rrjetit te vendosur ne kartel
te rrjetit nese nuk eshte at’her tek LocalAreaConnection tek Ora ju paraqitet Imazh ose ne Control Panel > Network Imazh mund te mos jete e vendosur ose mund te jete e demtuar ose e mos lidhur mire ne konektore. Mund qe switch-i te mos punoje eshte mire qe ta restartoni njeher dhe shikoni se a kthehet funksionaliteti apo ta nderroni portin ne switch.

2. Hapi i dyte qe duhet te marrim eshte ta bejme Ping loopback adresen (localhost adresen)
Ping 127.0.0.1 (ku nese ka sukses at’her TCP/IP eshte ne rregull paketat qe dergohen dalin nga kartela e rrjetit apo me mir te themi e kalojne hapin e fundit te OSI Modelit dhe kthehet prap pergjigjja, ku tregon funksionalitetin e TCP/IP, NIC (karteles se rrjetit) pjesa logjike)
Imazh 
Nese keni problem me kete dmth ju kthen TimedOut at’her mundeni ta Resetoni TCP/IP Konfiguracionin duke egzekutuar kete komand nga CMD
netsh int ip reset c:\itshqipresetlog.txt ku kjo komand i mbishkruan dy regjistra (ku i kthen ne gjende fillestare). Dhe e ruan nje log ne C:\ ku mund ta shikoni se si ka shkuar resetimi dmth a ka pasur ndonje error apo jo.
SYSTEM\CurrentControlSet\Services\Tcpip\Parameters\ 
SYSTEM\CurrentControlSet\Services\DHCP\Parameters\


3. Hapi i trete eshte ta pingoni ndonje Kompjuter/Server/Switch/Router/Printer te Rrjetes/ apo cka do cofte qe ka nje IP dhe e ka te lejuar ICMP Trafikun (ICMP trafikun e perdor Komanda PING)
Psh: ne do ta pingojme DreamBox(qe eshte nje resiver), thjesht e egzekutojm komanden ping 192.168.1.100 

Imazh

Nese ka sukses dmth kthen pergjigje at’her LAN rrjeta e mbrendshme eshte ne rregull (Dmth IP dhe SubnetMask, pasi qe per komunikimin ne LAN ne te njejtin Subnet(Range) nevojiten vetem IP dhe SubnetMask-a dhe jo DefaultGateway pasi qe kjo perdoret per komunikimin me Subnets(Rrjetat tjera, dalje ne Internet). Por nese kjo nuk kthen pergjigje pozitive Dmth kthen Request timed out. Mund te jete problem Kablla,Kartela e rrjetit, ose mundet Firewall te ndaloj ICMP Trafikun, mund te mos jete IP konfiguracioni i kompjuterit tuaj ne rregull (nese paisja qe pingoni nuk ka problem te dale ne internet) ate mund ta shikoni duke egzekutuar komanden ipconfig nga CMD.
Nese IP-jat nuk jane konfiguruar mire at’her ato mund ti ndryshoni duke shkuar:

Imazh
Me mouse2 > Properties

Imazh

Nese e shohim qe nuk eshte ne rregull at’her mund ta ndryshojme.

Nese IP Konfiguracionin e marrim nga DHCP (ne menyre Automatike) at’her:
Per leshimin e IP-se ipconfig /release
Per marrjen e nje IP-je te re ipconfig /renew

Dhe do te kemi nje IP te re.

4.Hapi i katert eshte qe te pingojme ndonje host diku ne internet psh: 
ping itshqip.com nese kemi sukses at’her kemi qasje ne internet dhe nuk kemi asnje problem ndersa nese nuk ka pergjigje positive at’her shikoni DNS konfiguracionin mund ta perdorni komanden ipconfig /flushdns qe ta pastroni DNS cashe-in. 
Opcioni tjeter eshte qe ta pingoni ndonje Host ne internet jo me emer por me IP nese keni sukses me IP dhe jo me emer at’her problem qendron tek DNS ku e ceka me larte si ta pastroni ose ta shikoni se a eshte ne rregull Preferred DNS Server dhe a eshte ne funksion (ku kete mund ta kontrolloj personat pergjegjes te rrjetes).

Nese 3 hapat e pare jane ne rregull at’her lirisht mund ta kontaktoni ISP-ne tuaj apo ndonje person pergjegjes te rrejtes ne kompanine ku punoni.

Keta jane hapat elementare qe duhet ti merrni per zgjidhjen e ndonje problemi te rrjetes.

Nese keni diqka te pyesni at'her lirisht mund te pyesni.
Dhe ju kisha lutur qe ti lexoni edhe mesimet tjera qe jane paraqitur ne forum, qe ta keni me te kjarte funksionimin elementare te rrjetes.
Category: My files | Added by: albanian-hacker
Views: 598 | Downloads: 0 | Comments: 1 | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]
Kerko

Share Website

Upload your files

VIDEO


Copyright ALBANIAN-HACKER © 2024
Free web hostinguCoz