Monday, 11.25.2024, 6:28 PM
Welcome Guest | RSS
Albanian Hackers Group
Main
Sign Up
Login
Site menu

Seksioni kategoris
My files [147]

Bookmark website

Sondazhi Yne
Votoni webin
Total of answers: 833

Statistika

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

Main » Files » My files

Mesime kompjuterike - Informatike
05.26.2012, 3:06 AM
Kuptimi Themelore i Informatikes 
Informatika eshte diciplina me e re shkencore qe mirret me perpunimin automatik te informatave. 
Fjala Informatik rrjell prej dyfjaleve frenge L'INFORMATION dhe L'AUTOMATIK qe dmth perpunim automatik i informatave. 

Me perpunimin automatik te informatave kuptohet: 

-MBLEDHJA 
-PERPUNIMI 
-RUAJTJA 
-SHFRITEZIMI 
-TRANSMETIMI I TYRE 



Rreth Kompjuteri Personal 
Kompjuteri i pare personal IBM (personal computer ose PC) eshte paraqitur ne vitin 1981. Ne momentin e paraqitjes IBM PCka qene vetem nje nga shume mikrokompjuteret qe ishin paraqitur ne treg dhe kane perfunduar pa sukses pershkake te mundesive kufizuse te tyre. 20 vitet e fundit PC mbajne vendin e pare ne treg dhe behet standart Arsyet jane 

1.Kompjuteri PC eshte standart dhe ka arhitekture te hapur 

2.Eshte mire i dokumentuar she ka mundesi te madhe per shtime 

3.Eshte i lire,i thjeshte dhe dimensione te vogla 

Kompjuteri personal bne pjese ne grupin e mikrokompjuterave dhe jane te gjenerates se kater 



Ndarja e Kompjutereve 
Ndarja e Kompjutereve behet ne dy menyra ne baze te KAPACITETIT dhe MIKROPROCESORIT 

a)Ne bazë të KAPACITETIT: 

1.Komjuter AFARIST 
2.Kompjuter PERSONAL 
3.Kompjuter SHTEPIAK 

Në bazë te MIKROPROCESORIT: 

-286 (Posedon mikroprocesor 80286) 
-386 (Posedon mikroprocesor 80386) 
-486 (Posedon mikroprocesor 80486) 
-586 (Posedon mikroprocesor 80586) 
Kompjuteri 586 njihet si Pentium 



Fjalori i Informatikës 
Analog 
Proces i cili vazhdon me një ritëm të pandryshuar. E kundërta e analogut është digitali. 

ASCII 
Shkurtesë për American Standard Code Information Interchange. Është një tabelë me 7 bit. 


Basic 

Beginners All purpose Symbolic Instruction Code. Gjuhë programuese me qëllim të përvetsimit të programit të zhvilluar në vitet 1963-65 në një kolegj të SHBA-së. 


BPS 
Bits pro Second BPS. Kjo është shkurtesë për matjen e transfermit të shenimeve në sekondë. 


Binar 
Dual, në dy pjesë apo dy vlersime rrjedh nga gjuha angleze Binary. 


Bit 
Vlera e kësaj mund të jetë 0 apo 1. Binary Digit. 


Boot 
Startimi i kompjuterit. Programi i parë i cili startohet nga ROM`i (Read Only Memory). 


Byte 
Njësi matëse për memorje. Një byte (lexo: bajt) i ka 8 bit. 


C, C++ 
C është një gjuhë programuese e cila është e zhvilluar në vitin 1973 për sistemin punues "UNIX”. Kjo gjuhë programuese është zhvilluar në vitin 1986 dhe merr emrin C+. Dhe më vonë merr emrin C++, ku ka ndryshime në përpunimin e objekteve. 


CAD 
Computer Aided Design. Program për konstuktimin dhe vizatimin e projekteve teknike. CAD të njohura momentalisht janë: CATIA (IBM), AutoCAD (Autodesk) si dhe e specializuar për vizatime teknike në 3D është Pro Enginner (PTC). 


CAE 

Computer Aided Engineering. Program për planifikimin dhe projektimin e projekteve inxhinjerike. 


CAM 
Computer Aider Manufacturing. Finalizimi i produkteve me ndihmen e makinave si psh. CNC (Computer Numerical Control) 


CAP 
Computer Aided Planing. Planifikimi dhe përgaditja e përpunimit apo projektit. 


CASE 
Computer Aided software Engineering. Përmbanë një sasi të veprimeve siç janë: përpunimi i programeve, përkthimi i tyre, editorët etj. 


CAQ 
Computer Aided Quality Control. Metoda për kontrollimin e qualiteteve të produkteve përmes kompjuterit. 


CD-ROM 
Computer Disk-Read Only Memory. Bartësi memorizues optik. Këtu nuk mundemi të i regjistrojm shenimet tona. 


Chip 
E ndërtuar nga siliciumi dhe është element gjysmë përçues. 


CNC 
Computer Numerical Control. Dirigjimi i makinave psh. në industrinë mekanike. 


Cod 
Një lloj çelsi, me të cilin bëhet e pamundur hapja psh. e programeve nga personat e pa autorizuar. 


Computer 
Emri internacional për kompjuterët personal. Rrejdh nga flaja Computare që do të thotë Llogaritje. 


CPU 
Computer Procesor Unit. Ky është një procesor kryesor i cili dirigjon gjithë kompjuterin. 


Cursor 
Treguesi i pozitës së shkrimit. Paraqitja e tij në monitor tregon vendim e veprimit. 


DOS 
Disk Operating System. Sistemi punes prej të cilit startohet (booting) kompjuteri dhe programet tjera. 


Dual 
Sistemi binar 


Digital 
Digi-Gishti. Diçka që mund të numërohet, psh. numra dhe shënime që sistemi kompjuterik mund t`i llogaritë. 


Disketa 
Memorizuesi ekstern. Floppy Disk 


Electronic Mail- E-mail 
Transferimi i informatave përmes shtegtimit elektronik. 


Floppy disk 
lexo-disketa 


Formatim 
Urdhër me të cilin mund të formatohet disketa apo H-disku, pra me ketë urdhër fshihet disketa apo hard disku. 


Gateway 
Lloj kompjuteri (Server-Hyrje) i cili mundëson hyrjen në bashkësin e sistemeve kompjuterike të lidhur në rrjetin kompjuterik psh. LAN Local Area Network 


Gbyt 
1 Gigabyt=1073741824 Byt, kjo është njësi për matjen e memorjes kompjuterike. 


Hard Disc H-Disc 
Disku i cili ndodhet në njësin qendrore kompjuterike ku deponohen programet. 


Hardware 
Komponentet fizike si psh. Printeri, Monitori, Tastatura etj. 


Hidden Files 
Përmbajtjet e fshehura të datave. 


Http 
Hyper Text Transfer Protocol. Protocol me të cilin mundësohet bartja e informacioneve në internet. 


ID 
Identification-Njohja apo identifikimi 


Input 
Hyrja e informatave 


ISDN 
Integrated Service Digital Network, rrjetë komunikimi e ndërtuar mbi principin e transferimit digital të informatave. 


Kb 
1Kilobyt = 1024 Byt, njësi matëse e memorjes kompjuterike. 


Keyboard 
Fjalë anglezë që do të thotë Tastaturë. 


LAN 
Local Area Network, rrjeta kompjuterike e kufizuar vetëm në një lokal. 


LCD 
Liquid Crystal Display. Monitor i cili bëhet me tekniken e perpunimit të kristaleve. 


Mailbox 
Arka postale elektronike. 


Mbyt 
1 Mbyt = 1048576 Byt, njësi matëse e memorjes kompjuterike 


Menu 
Përmbajta e urdhërave, e cila zakonisht gjendet në anën e majt lartë programeve. 


Maus 
Mini elektronik, me të cilin mundet të levizni kursorin në monitor. 


Mikroprocessor 
Është një Chip elektonik i cili ka funksionin kryesor në sistemet kompjuterike. 


MODEM 
MO-Modulator, DEM-Demodulator. Ky mundëson komunikimin nëpërmes dy kompjuterave. 


Network software 
Program me të cilin mundesohet punimi në rrjetë kompjuterike 


Output 
Dalje e shënimeve nga sistemi kompjuterik, këtu bënë pjesë edhe Printeri apo Monitori. 


OS/2 
Sistem punes si psh. Windows, i cili është zhvilluar nga firma amerikane IBM. 


Pentium 
Një lloj procesori i firmës Intel. Llojet: Pentium III, IV, Celereon etj. 


Pixel 
Picture Element. Elementi më i vogel i cili prezentohet psh. në Monitor apo Priter. 


PostScript 
Gjuhë programuese e cila dirigjon printerin. 


Printer 
Shtypësi 


RAM 
Random Access Memory. Është memorja në të cilan shkruhen dhe lexohen programet. (ROM-memorja vetëm për lexim). 


ROM 
Read Only Memory. Memorje në të cilën mundësohet vetëm leximi i programeve. 


Scanner 
Periferi e sistemit kompjuterik, me të cilin mundësohet kopjimi i dokumenteve në monitor pastaj ku mundet të bëhet përpunimi. 


Server 
Kompjuteri kryesor në një rrjetë, prej të cilit psh. mundësohet ndrrimi i pasëordit. 


software 

Programe kompjuterike të cilat mund të jenë të shkruara në shumë gjuhë të ndryshme programuese si psh. Pascal, C++ etj 


Streamer 

Periferi e kompjuterit në të cilin mundësohet sigurimi i shenimeve në një shirit memorizues. 


TCP/IP 
Transmision Control Protocol/ Internet Protocol. Protokolli i kontrollimit kur komunikohet përmes internetit. 


Unix 
Sistem punues i cili është zhvilluar në SHBA. 


Utility 
Programe për shërbime të ndryshme 

VGA 
recipe Graphics Array. 

WAN 
Wide Area Network, rrjeta e cila mundëson komunikimin në një hapësirë të gjërë psh. nëpër qytete. Është e kundërta e LAN`it. 


Word 
Program për përpunimin e teksteve e cila zhvillohet nga firma e njohur Microsoft 
Category: My files | Added by: albanian-hacker
Views: 705 | Downloads: 0 | Comments: 2 | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]
Kerko

Share Website

Upload your files

VIDEO


Copyright ALBANIAN-HACKER © 2024
Free web hostinguCoz