Monday, 11.25.2024, 8:36 PM
Welcome Guest | RSS
Albanian Hackers Group
Main
Sign Up
Login
Site menu

Seksioni kategoris
My files [147]

Bookmark website

Sondazhi Yne
Votoni webin
Total of answers: 833

Statistika

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

Main » Files » My files

Windows Advanced Options Menu?
05.26.2012, 2:11 AM

Windows Advanced Options Menu?

Ky eshte nje sqarim se cilat jane opcionet e Windows Advanced Options Menu dhe per qka perdoren. Besoj qe cdo kujt qe mirret me kompjutere do tju nevojiten ta keni nje pasqyre te qarte se per qka perdoren.

Posa ta dhezni kompjuterin e shtypni F8 dhe do tju paraqitet si ne foton me poshte:

Keto jane Informatat se per qka perdoren secila nga keto qe ta keni me te lehte per troubleshooting:

Safe Mode – Starton kompjuterin me driverat, serviset, aplikacionet minimale qe mundesojn ngritjen e Sistemit Operativ (si PSH: PS/2 mouse, tastiera standarde, harddisk drivers, CD-ROM drivers, VGA, etc…). Zakonisht perdoret per zgjidhjen e problemeve qe kane te bejne me sistem operativ dhe kur kompjuteri nuk starton ne SafeMode at’her ka te beje me ndonje problem me serioz psh: Korruptimi i HardDisk-ut, apo instalimi i ndonje driver-i, aplikacioni qe ndalon Sistemin Operativ te startoj ne menyre normale. SafeMode lejon qasje ne disa vegla qe perdoren per troubleshooting dmth per rregullimin e problemeve te ndryshme. Po ashtu nuk starton aplikacionet qe userat i kane ne startup.

Safe Mode with Networking – Eshte e njejta sikur Safe Mode vetem se po ashtu ben load ne memorje driverat/serviset e rrjetes qe mundeson qasje ne rrjet, per ndonje MS Update apo antivirus Update (nese antivirusi starton ne SafeMode).

Safe Mode with Command Prompt – Starton kompjuterin ne SafeMode por e paraqet Command Prompt (CMD) ne vend te GUI (Graphical User Interface) dmth pa -> start,taskbar,icons, etc… . (Mundeni ne CMD ta shkruani explorer dhe do tju paraqiten Iconat,Start,Taskbar sikur te kishit startuar ne SafeMode).

Enable Boot Logging – Aktivizon Logging nese kompjuteri starton ne njeren nga keto SafeMode Options perveq Last Known Good Configuration. Posa te starton kompjuteri, krijohet nje file me emrin Ntbtlog.txt i cili gjindet ne Windows Folder (%SystemRoot%) dhe qe tregon se cilet drivera jane bere Load (jane ngarkuar) ne Memorje.

Enable VGA Mode – Starton kompjuterin ne rezolucionin 640 x 480 dhe perdor driverat e grafikes standard, psh shpesh ndodh te instaloni drivera te grafikes dhe pas restartimit paraqitet bluescreen ose vetem restarton kompjuteri, at’her me kete opcion mundeni ta startoni ti beni uninstall driverat pastaj ta startoni prap ne menyre normale dhe ti instaloni driverat adekuat per ate kartel grafike.

Last Known Good Configuration (your most recent settings that worked) – Duke u bazuar edhe ne emrin siq quhet ka nje kuptim dmth Heren e mramt kompjuteri qe ka startuar (jeni loguar me userin tuaj) ne menyre te suksesshme at’her qat konfiguracion e starton prap (dmth konfiguracionin e regjistrave dhe driverave). Por nese keni instaluar ndonje software/driver etc.. dhe kompjuteri juaj ka krashirat por edhe pas restartimit ju jeni loguar me userin tuaj me sukses at’her ky opcion nuk ju kryn pun pasi qe jeni loguar ne menyre te suksesshme por me problemin e ati driveri apo aplikacioni. Besoj qe e kuptoni me kaq qe mos tju ngarkoj se si funksionon me regjistra kjo (CurrentControlSet, LastKnownGoodRecovery) pasi qe eshte e tepert per kete mesim.

Directory Services Restore Mode (Windows domain controllers only) – Perdoret vetem ne Domain Controllera qe te startoni ne DSRM dhe te rregulloni problemet qe kane te bejne me domain controllera (psh: Restore System State Backup authoritative/nonauthoritative) ne DSRM serveri funksionon si server i thjesht dhe jo si domain controller, po ashtu Administratori (useri) nuk authentikohet duke perdorur ntds.dit por duke perdorur SAM DataBase. Ata te cilet punojn me active directory e kuptojne kete me lehte.

Debugging Mode – Starton kompjuterin ne Debugging Mode ku e perdore kernel debugger dmth troubleshooting ne nivel te kernelit ku informatat apo me mir me thon rezultati mund te transferohet tek ndonje kompjuter tjeter duke perdorur serial kabell ku default eshte i konfiguruar qe ta perdor COM2 Portin.

Disable automatic restart on system failure – E bene disable Restartimin Automatik nese sistemi operativ deshton apo ka ndonje error, gje qe nuk ju kisha preferuar.

Start Windows Normally – Starton kompjuterin ne menyre normale, si do te startonte nese nuk e shtypni F8.

Reboot – E restarton kompjuterin.

Return to OS Choices Menu – Te kthen ne hapin kur duhet ti zgjdheni se cilin Sistem Operativ ta startoni (nese perdorni DualBoot ne mes dy sistemeve operative).

Category: My files | Added by: albanian-hacker
Views: 530 | Downloads: 0 | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]
Kerko

Share Website

Upload your files

VIDEO


Copyright ALBANIAN-HACKER © 2024
Free web hostinguCoz